Sipas MeteoAlb: Aktivizimi i një Qëndre të presionit të ulët atmosferik në Perëndim të Ballkanit do të sjellë në territorin Shqiptar; dominim të vranësirave duke sjellë reshje të pakta shiu në Ultësirën Perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore; Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri në mëngjesin e së enjtes KU reshjet do të mbeten prezente.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga; -3°C temperatura më e ulët e shënuar në shumë zona të Verilindjes deri në 13°C  do të jetë vlera më e lartë në rang territori. 

Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.