Sipas MeteoAlb: Qarkullimi i masave ajrore të ftohta nga Verilindja e kontinentit; do të sjellë në territorin Shqiptar ndërprejre të reshjeve si edhe rënie të temperaturave; Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta POR mëngjesi do të jetë i FTOHTE; Parashikohet që orët e pasdites të shtojnë vranesirat si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë vendin duke sjellë sërisht reshje shiu e dëbore pas-mesnatës POR në sasi të pakta.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në mëngjes POR rriten maksimumet duke u luhatur nga; -3°C temperatura më e ulët deri në 14°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.





