Vlerat e larta barike do të vijojnë të dominojnë në vendin tonë për gjatë gjithë ditës, duke sjellë kthjellime të shumta në territor si edhe rritje të temperaurave të ajrit. Orët e pasdites sjellin, vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë vendin KU në zonat verilindore dhe juglindore do të jenë disi më të dukshme POR edhe në këto zona nuk pritet të këtë reshje. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në orët e mëngjesit DHE të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtim permanent perëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Shqipëria Moti-E Mërkurë 15 Shkurt 2023
RELATED ARTICLES