Wednesday, January 15, 2025
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Mërkurë, 15 Janar 2025

Shqipëria Moti-E Mërkurë, 15 Janar 2025

Depërtimi i masave ajrore të ftohta Polare do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave; Përsa i përket motit; bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta NDERSA zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura KU në dy skajet verilidje- juglidje priten reshje të izoluara dëbore; Parashikohet që mbrëmja dhe në vijim të sjellë dominim të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht rënie në vlerat minimale POR rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -8°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 10°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments