Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta Barike do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë në Territorin Shqiptar mot të kthjellët dhe temperatura të larta deri në 5 gradë Celcius mbi vlerat normale të dhjetorit; Parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim të shfaqen vranësira të lehta si fillim në veri të vendit dhe gradualisht; gjatë pasdites do të përfshijnë të gjithë zonën malore; më të dukshme në skajin verior dhe verilindor të Shqipërisë; megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në orët e mëngjesit; POR maksimumet do të rriten sërisht duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët e shënuar në Ersekë të vendit deri në 21°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë Vijës Bregdetare;
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 ballë.



