Sipas MeteoAlb:  Do të VIJOJE ndikimi  i masave ajrore të qëndrueshme në të gjithë territorin Shqiptar KU kthjellimet do të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit POR me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të jetë moti në zonat malore; Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim; vranësirat do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit duke bërë që shirat të nisin në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Elbasanit.

Era do të fryjë e mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë.