Sipas MeteoAlb: Do të vijojnë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar, duke bërë që; orët e paradites të dominohen nga vranësira dhe shira të cilat më më dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe gjysmën Lindore të vendit; Në zonat malore do të ri-kthehen reshjet e dëborës; Parashikohet që kjo situatë atmosferike të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje KUR pritet dobësim i dukshëm i vranësirave dhe reshjeve në pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale të tyre duke u luhatur nga; 0°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qytetin e Sarandës.
Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 70 km/h nga drejtimi Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 5 ballë.


