MBETET e paqëndrueshme situata meteorologjike në vend duke bërë që vranësirat e dendura dhe shirat të jenë prezente, herë pas herë në formë shtërngate. Në zonat e thella malore do të ketë gjithashtu reshje të të pakta dhe të izoluara dëbore. Pjesa e dytë e ditës sjell shtim të intensitetit të shirave pothuajse në të gjithë KU nuk përjashtohen edhe rrebeshe shoqëruar me shkakesa elektrike, pritet përmirësim i kushteve të motit vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes, POR mesdita sjelle rënie të ndjeshme të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.