Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Martë,10 Shtator 2024

Shqipëria Moti-E Martë,10 Shtator 2024

DO të VIJOJE Shqipëria nën ndikimin e kushteve të pasqëndrueshme atmosferike KU vranësirat do të jenë prezente; herë pas-here do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe shiu; më të theksuara në veri dhe verilindje të territorit. Pjesa e dyte e ditës; do të sjellë përmirësim të motit përgjatë vijës bregdetare duke lënë me vranësira të shpeshta dhe rrebeshe të izoluara shiu zonat e ulëta dhe zonat malore; Parashikohet që gjatë natës moti të përmirësohet ndjeshëm në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme në vlerat minimale POR ulen ndjeshëm edhe maksimalet duke luhatur vlerat ditore nga 10°C vlera minimale deri në 28 – 29°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor; duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments