Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar prej disa ditësh është përfshirë nga kushte të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që pjesa e parë e ditës të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime, të cilat më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare NDERSA pas – mesditës pritet që gradualisht vranësirat të shtohen në të gjithë vendin KU më të fokusuara do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore; megjithatë nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të RRITEN në të dy vlerat eksremale ditore; duke u luhatur nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në zonat Juglindore deri në 20°C vlera më e lartë e cila pritet në Elbasan dhe Kucovë.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 1  ballë.