Sipas MeteoAlb: Do të MBETEN kushtet e paqëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar; duke bërë vranësirat e shpeshta dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jenën dominante POR në sasi të pakta KU më të fokusuara reshjet do të MBETEN sërisht në zonat Verilindore dhe Juglindore; Parashikohet që kjo situatë atmosferike të na shoqërojë deri gjatë natës kur pritet dendësim i vranësirave në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të ULEN në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga -2°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Korcës deri në 15°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në Durrës

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.