Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Oqeanike; vendi yne do të dominohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta të cilat hera-herës do të gjenrojnë shira të dobët dhe afat-shkurtër KU më të theksuara shirat do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore; Orët e pasdites dhe në vijim; do të sjellin përmirësim të theksuar të kushteve atmosferike; duke larguar reshjet nga i gjithë territori i vendit.
Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes POR rriten në mesditë; duke u luhatur nga 5°C temperatura më e ulët e shënuar në Verilindje të territorit deri në 25°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det; me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.




