Sipas MeteoAlb: Do të vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar duke bërë që; orët e paradites të dominohen nga moti i kthjellet POR duke ju afruar orët e pasdites dhe në vijim; priten kalime vranësirash si fillim në zonat veriore – veriperëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vëndit; Parashikohet që vranësirat dhe lagështura në ajer të rriten ndjeshëm në të gjithë Shqipërinë duke bërë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes dhe në mesditë; duke u luhatur nga -5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e B. Currit deri në 13°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë e lehtë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi Lindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.