Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore; vendi ynë do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që; përgjatë gjithë 24-orëshit të dominojë kryesisht; mot i kthjellët; Parashikohet që vranësira të pakta të shfaqen gjatë orëve të pasdites në pjesën më të madhe të Shqipërisë KU më të theksuara vranësirat priten në zonat Veriore – Verilindore POR nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga; 0°C temperatura më e ulët në zonat Veriore deri në 18°C do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet përgjatë Vijës Bregdetare.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 25 km/h në tokë POR mbi 45 km/h në det të hapur me drejtim Jugor; Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.





