Masat ajrore të qëndrueshem MBETEN prezente në vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites mot të kthjellët dhe të ngrohte në pjesën më të madhe të territorit POR orët e pasdites sjellin grumbullim të vranësirave duke rrezikuar rrebeshe shiu ne zonat verilindore dhe juglindore, nuk përjashtohet mundësia e breshërit. Gjatë natës pritet sërish përmirësim i dukshëm i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të MBETET te larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 31°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.