Sipas MeteoAlb: Si pasojë e masave ajrore të paqëndrueshme atmosferike; vendi ynë do të mbizotërohet nga vranësira, përgjatë gjithë 24-orëshit të cilat hera herës do të zhvillohen duke sjellë reshje të pakta shiu në ultësirën Perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në zonat malore Lindore; Parashikohet që kjo situatë atmosferike të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu në dy skajet Veri dhe Jug.

Temperaturat e ajrit do të do të vijojnë të ulen si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga; 2°C temperatura më e ulët e shënuar në skajin Verior deri në 14°C do të jetë vlera maksimale e cila do të regjistrohet në Ultësirën Perëndimore.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Verilindor; Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2  ballë.