VIJON Shqipëria nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaurave relativisht të larta; Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në skajet verilindor dhe juglindor, duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu; Të njëjtat kushte meteorologjike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minmale POR vijojnë kostante maksimumet duke u luhatur nga 18°C vlera më e ulët deri në 38°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.