Do të VIJOJE qarkullimi i masave ajrore nga Perëndimi i Europës në vendin tonë duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare KU më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të MBETEN nën ndikimin e motit të qëndrueshëm KU kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE me 1 -2 gradë C si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3 C deri në 22°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.