VIJON Shqipëria nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaurave relativisht të larta; Orët e pasdites do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor, megjithatë nuk priten reshje në territor; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në vlerat minimale DHE maksimale duke u luhatur nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 33°C vlera maksimale e shënuar në skajin Jugor. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.