Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë terriotin e vendit; reshjet do të jenë më intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në zonat veriperëndimore dhe Jugperëndimore të territorit; herë pas here do të ketë stuhi të forta ere dhe shkarkesa elektrike, kryesisht në brigjet Joniane. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin intensifikim të intensitetit të shirave përgjatë gjithë ultësirës perëndimore NDERSA reshje më të pakta do të kenë zonat malore. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesis POR do të ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C minimalja deri në 21°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 5 ballë.