Do të mbetet territori shqiptar; në ndikimin e presionit të ulët amtosferik duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e shpeshta të jenë prezente në të gjithë vendin. Për shkak të lagështirës së lartë në ajër si edhe masave ajrore të ftohta nga verilindja e Europës i ftohti do të ndjehet edhe më shumë. Po ashtu; problematike do të jenë ngricat në të gjitha akset rrugore të zonave malore Ku temoeraturat janë disa gradë nën zero. Në ndikimin e kushteve të motit të kthjellët POR të ftohtë do të mbetemi edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme në mëngjes POR mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 10°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.