Pjesa e parë e ditës do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe kalime të pakta vranësirash, të cilat më të dukshem do të jenë në zonat VeriLindore. Ndërsa orët vijuese do ti bëjnë më të dukshem vranësirat në territor duke krijuar mundësi për reshje të pakta shiu në gjysmën Lindore të vendit tonë. Reshjet e pakta të shiut do të jenë prezente edhe gjatë orëve të natës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, Por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 29°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Pernëdimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim të ulët.