Sipas MeteoAlb: Rënia e Vlerave Barike ka bërë që në vendin tone; vranësirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në zona të izoluara; si fillim në zonat Veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas – here shirat do të jenë në formë rrebeshi; shoqëruar me stuhi të forta ere; Parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim; të ketë permirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në orët e mëngjesit POR ulen në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 22°C vlera më e lartë në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 50 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 4 ballë.