Deri në mesditë; vranësirat e dendura dhe kthjellimet afat-shkurtra do të jenë mbizotëruese në pothujase gjithë vendin tonë, përjashtuar ekstremin verior KU do të ketë rrebeshe afat-shkurtra shiu. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të sjellë zhvillim të vranësirave duke gjeneruar shira në zonat veriore dhe qëndrore si edhe momente me pika shiu do të ketë në Jug të vendit. Ndërkohë pritet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në të dy vlerat ekstrremale ditore duke u luhatur nga 9°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.