Sipas MeteoAlb: Orët e paradites do të PARAQITEN më vranësira dhe rrebeshe shiu në bregdet dhe zonat e ulëta NDERSA reshje dëborë priten në zonat e thella malore; Parashikohet që gjatë orëve të pasdites të ketë dobësim të itensiteti të reshjeve në zonat Veriore dhe Qëndrore duke lënë zonat Jugore dhe Juglindore me reshje të intensitetit mesatar; kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mengjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 16°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2-3 ballë.



