Shqipëria Moti – E Hënë, 30 Mars 2026

0
4

——————————————————-———

Sipas MeteoAlb: Territorit Shqiptar do të MBETET nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të pakta KU më të theksuara kthjellimet do të jenë gjatë orëve të paradites NDERSA pasditja do të sjellë shpeshtim të vranësirave nëpër territor KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat zonat Veriore dhe Qëndrore duke rrezikuar reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore në zona të caktuara; Parashikohet që gjatë natës të ketë shtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në vlerat minimale DHE maksimale duke u  luhatur nga; 2°C temperatura më e ulët e deri në 22°C vlera maksimale në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor; për pasojë në në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë.