Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar; gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër do të krijojnë mundësi për reshje shiu; Ndërsa; zonat Jugore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta POR pa reshje; Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e  vendit KU herë pas here do të jenë rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C  vlera më e ulët e shënuar në Ersekë deri në në 24°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e fortë në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.