Sipas MeteoAlb: Pritet rënie e mëtejshme e Vlerave Barike duke bërë që në vendin tone; vranësirat të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në veri dhe veriperëndim dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit; herë pas – here shirat do të jenë në formë shtrëngate; shoqëruar me stuhi të forta ere; Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të permirësojnë gradualisht kushtet atmosferike në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërisht RENIE të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës deri në 26°C vlera më e lartë në Ultësirën Perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 2 ballë.