Sipas MeteoAlb: Pritet rënie e mëtejshme e vlerave Barike duke sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike në vendin tonë; Parashikohet që orët e paradites; të mbizotërohen nga intervale të gjata me kthjellime NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes; do të sjellin vranësira të shpeshta nëpër të gjithë territorin e vendit të cilat pas-mesnatës do të bëhëm më të dukshme; Dita e hënë do të jetë edhe dita më e ftohtë e kësaj  jave KU termometri do të jetë disa gradë nën zero.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore; duke u luhatur nga -6°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 12°C vlera më e lartë në rang vendi. 

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët