Territori Shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites; duke sjellë intervale të gjata më kthjellimë përjashtuar ekstremin verior dhe verilindor KU priten vranësira të dendura të cilat do të gjenerojnë momenete me flokë dëbore; Parashikohet që; orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit KU më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një RENIE të lehtë në mëngjes POR mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 1°C vlera më e ulët deri në 19°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.