Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, KU vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. POR parashikohet që pjesa e dytë e ditës ti bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët. Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rrtien si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 15°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimore; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.