Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë orëve të paradites do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë në pjesën më të madhe të tij; përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë herë pas-here vranësira të shpeshta; Parashikohet që edhe pasditja; të vijojë nën ndimimin e kthjellimeve dhe vranësirave disi më të shpeshta në të gjithë territorin; te cilat pas-mesnatës do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu e dëbore në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në vlerat minimale POR rriten lehtë maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -2°C temperatura më e ulët deri në 15°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 65 km/h nga drejtimi Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 5 ballë.




