Shqipëria Moti – E Hënë, 23 Mars 2026

0
4

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të karakterizojnë kushtet atmosferike në territorin Shqiptar KU më të dukshme vranësirat do të PARAQITEN në gjysmën Lindore të Shqipërisë duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëbore në zonat e thella malore; Orët e pasdites; do të ketë shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vendit të cilat në zonat Verilindore – Juglindore do të krijojnë mundësi për reshje të pakta dëbore; Zonat bregdetare do të MBETEN nën ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes POR vijojnë kostante në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga; 2°C temperatura më e ulët e shënuar në Zonat Lindore deri në 20°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Lezhës dhe Durrësit.

Era do të fryjë e lehte deri mesatare; me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 1 – 2 Ballë.