Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta POR vranësira me të dukshme në zonat malore duke sjellë rrebeshe afat-shkurtra shiu në veri-veriperëndim të vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mengjes dhe në mesdite duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 30°C. Era do te fryje e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim deri në 2 ballë.