Përsa i përket, Territorit Shqiptar do të vijojë në ndikimin e masave të ftohta me origjinë verilindore duke sjellë ngrica dhe temperatura të ulëta në të gjithë vendin. Herë pas here pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar reshje dëbore në 80% të territorit. Megjithatë reshjet do të jenë në sasi të pakta. Nuk përjashtohen edhe shira të dobët e lokalë përgjatë shtrirjes perëndimore. Prezenca e lartë e lagështirës në ajër në të gjithë vendin, do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë SIDOMOS në kryeqytet. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në mëngjrs dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi kryesisht juglindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.