Sipas MeteoAlb: Do të vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike në territorin Shqiptar duke bërë që; orët e paradites të dominohen nga moti i kthjellet POR duke ju afruar orët e pasdites dhe në vijim; priten kalime vranësirash si fillim në zonat veriore – veriperëndimore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vëndit; Parashikohet që vranësirat të gjenerojë reshje shiu e dëbore në zonat Jugore dhe Juglindore POR intensiteti i reshjeve do të jetë i ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE në mëngjes POR vijojnë njësoj në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 14°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 55 km/h nga drejtimi Lindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.





