Sunday, November 24, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E hënë, 16 Shtator 2024

Shqipëria Moti-E hënë, 16 Shtator 2024

Vendi ynë; përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin KU më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore duke sjellë reshje të pakta shiu. Ndërsa në orët e pasdites; vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu; më të theksuara në zonat Jugore si edhe zonat përgjatë kufirit Lindor. E njëjta situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmjë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes POR rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shenohet në Elbasan dhe Cërrik. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments