Sipas MeteoAlb: Orët e paardites; do të mbizotërohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të herë – pas herëshme në të gjithë territorin e vendit KU më të theksuara vranësirat priten në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër duke rrezikuar reshje të pakta shiu e dëborë në zonat e thella malore NDERKOHE në orët e pasdites; do të ketë përmirësim të përkohëshëm të kushteve atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësira e lehta të jenë dominante në Veri dhe Qendër duke lënë zonat Jugore dhe Juglindore me reshje të pakta dhe të izoluara shiu e dëbore;
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy ekstremetet ditore; duke u luhatur nga; 3°C temperatura më e ulët e shënuar në Peshkopi deri në 15°C vlera maksimale në qarkun e Vlores;
Era do fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.




