Wednesday, December 18, 2024
HomeAKTUALITETShqipëria Moti-E Hënë, 16 Dhjetor 2024

Shqipëria Moti-E Hënë, 16 Dhjetor 2024

Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëherëshme të temperaturave në territorin Shqiptar. Përsa i përket motit; zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta NDERSA zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira të dendura dhe intervale me kthjellime; Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike edhe në zonat malore duke sjellë mot të kthjellët POR të ftohtë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE të theksuar të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare. Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments