Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë vendin tonë prej shumë ditësh; do të sjellin; përgjatë 24 orëshit; mot të kthjellët dhe të ngrohtë; Parashikohet që kthjellimet të jenë prezente deri në orët e vona të pasdites në pothuajse të gjithë territorin, KU më të dukshme do të jenë në Ultësirën Perëndimore; Ndërsa pasditja dhe mbrëmja do të sjellin kalime të lehta të vranësirave në të gjithë Shqipërinë dhe pritet që më të theksuara vranësirat të jenë në zonat Verilindore – Juglindore;
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; 2°C temperatura më e ulët deri në 20°C vlera më e lartë në rang territori;
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpejtësinë mbi 30 km/h në det të hapur me drejtim nga Verior- Veriperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.





