Moti i kthjellët do të mbizotërojë në pjesën më të madhe të territorit KU më të dukshme kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorin KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore Lindore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera minimale deri në 26°C maksimalja në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi VERIPERENDIMOR; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.