Shqipëria Moti-E hënë 14 Nëntor 2022

0
17

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të përfshijnë të gjithë territorin Shqiptar për gjatë gjithë 24_orëshit. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës në ultësirën perëndimore. Ndërsa në vijim parashikohet që vranësirat të theksohen në vendin tonë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.