Sipas MeteoAlb: Vlerat e larta Barike që kanë përfshirë territorin Shqiptar pritet të sjellin kushte të qëndrueshme atmosferike; duke bërë që; paraditja në vendin tonë të jetë nën mbizotërimin e intervaleve të gjata me diell. Ndërsa përgjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet vranësira të herë pas-herëshme ttë cilat më të theksuara priten në zonat Verilindore – Juglindore; megjithatë nuk do të mund të sjellin reshje në territor; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 28 km/h nga drejtimi kryesisht Verior; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim të ulët.