Do të vijojë Shqipëria; nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente; herë pas here shirat do të paraqiten në formë shtrëngate shoqëruar me stuhi të forta ere, më të theksuara shirat do të jenë në zonat Veriore – Veriperëndimore të Shqipërisë. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin dobësim të intensitetit të shirave në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me reshje shiu e dëbore vetëm zonat malore Lindore. Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë kostante gjatë mengjesit POR mesdita sjell rënie me të paktën 2 gradë C duke luhatur vlerat ditore nga 0°C minimalja deri në 18°C maksimalja në rang vendi. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.