Orët e paradites do të PARAQITEN nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime KU më të dendura vranësirat do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore të territorit. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në të gjithë vendin POR më të dukshmë shirat do të jenë në Jug dhe Juglindje KU priten rrebeshe afat-shkurtra shiu me shkarkesa elektrike. Kjo paqëndrueshmeri atmoferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RENIE në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 5°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C vlera më e lartë e cila pritet në Elbasan. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites POR forcohet pasdite duke arritur shpejtësinë mbi 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 5 ballë.