Orët e paraditës MBETEN nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin e vëndit POR orët e pasdites do të sjellin shtim të vranësirave nëpër të gjithë territorin KU më të dukshme do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore duke gjeneruar rrebeshe shiu; Po ashtu; do të ketë shtim të lagështirës në ajër në pjesën më të madhe të qyteteve të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE të lehtë në vlerat e mëngjesit POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 28°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Juglindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.