Moti i kthjellët dhe temperatura të larta do të dominojnë të gjithë territorin DERI pas – mesditë KUR pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu nëpër të gjithë territorin, më të dendura në zonat e Ultësirës Perëndimore. Po ashtu; edhe pasditja, vijon me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi breshëri në pjesën më të madhe të vendit. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike MBETET deri në orët e mbrëmjes kur pritet përmirësim i dukshëm i motit. Temperaturat e ajrit MBETEN kostante gjatë mëngjesit POR mesdita sjell një rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor – Perëndimor krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.