Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë Perëndimore do të sjellin në vendin tone; kushte të qëndrueshme atmosferike; Parashikohet që orët e paradites; të mbizotërohen nga moti i kthjellët POR i freskët NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes; do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare nëpër të gjithë zonën malore duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët; kjo situate e qëndrueshme e motit do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 26°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.