Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të qëndrueshme do të sjellin në vendin tone; mot të kthjellët dhe rritje të temperaturave të ajrit KU anomalia më e theksuar pritet të jetë në orët e mesditës me rreth 3 gradë mbi vlerat normale të Tetorit. Përsa i përket; kushteve atmosferike territori Shqiptar deri në orët e mesditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët NDERSA orët e pasdites dhe mbrëmjes sjellin; kalime të shpeshta të vranësirave KU më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat e thella malore Lindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE si në mëngjes edhe në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga 5°C temperatura më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë; duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi kryesisht Juglindor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.





