Pjesa e parë e ditës do të dominohet nga kthjellime në pothuajse gjithë vendin tonë. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat e pakta të jenë prezente në të gjithë territorin, KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore, POR nuk do të krijojnë mundësi për reshje. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.